Një shitës i moshuar i qumështit është paditur këto ditë për shitjen e marihuanës së bashku me shishet e qumështit për myshterinjtë të cilat kanë pasur kërkesa të veçanta.
Robert Holding, 72 vjeçar, në qytetin veriperëndimor anglez Burnely, pos qumështit, çdo ditë myshterinjve të vet u ka shitur edhe sasi të caktuara të marihuanës.
Gjykatësja Sarah Statham të premten në gjykatë ka thënë se Holding u ka ofruar marihuanën njerëzve të moshuar si ilaç për dhimbje dhe telashe tjera. Myshterinjtë potencial ia kishin lënë atij porosinë para derës, njofton Yahoo.
Holding ka pranuar fajin dhe është dënuar me 36 muaj dënim me kusht.