Lopët e lumtura prodhojnë më shumë qumësht, kanë përcaktuar hulumtuesit nga Universiteti në Newcastle. Lopëve të cilat fermerët i pagëzojnë me emra dhe ndaj të cilave kanë “qasje më personale”, gjatë vitit mund të japin 250 litra më shumë qumësht, shkruan BBC.
Hulumtimi ka përfshirë 516 fermerë nga të gjitha rajonet e Britanisë së Madhe, derisa ai ka dëshmuar se ata, të cilët lopët e tyre i pagëzojnë, në vit fitojnë 54 litra më shumë qumësht për dallim nga fermerët të cilët nuk mundohen që t'i individualizojnë kafshët e tyre.
Denis Gib, i cili së bashku më vëllain e tij udhëheq një fermë afër qytetit të Newcastlet, beson se është e “domethënies vendimtare” që secila lopë të trajtohet si e vetme, me personalitet të vet.
"Ato nuk janë vetëm mjet yni nga i cili jetojmë, ato janë pjesë e familjes", ka thënë Gib.
"Ne këtu i duam kafshët tona dhe secila prej tyre ka emër. Kur flasim për to përgjithësisht, ne i quajmë ‘zonjat tona’, por e njohim secilën vetëm për vetëm dhe secila ka personalitetin e vet", ka përfunduar fermeri Gib.