Maqedonia do t'i shes qumësht me cisterna Bullgarisë, nga 30 deri në 50 tonelata në ditë. Ekporti do të fillojë kur prodhuesit nga Maqedonia dhe kompanitë bullgare do t'i dakordojnë sasitë dhe çmimet, deklaroi ministri i Bujqësisë, Aco Spasenoski
"Në Bullgari ka mungesë të qumështit, kurse Maqedonia ka sasi të mjaftueshme. Kantaktin tashmë e kemi bërë. Tani fermerëve i mbetet që të merren vesh vetë për fillimin sa më të shpejtë të eksportit", tha Spasenoski.
Në Ballkan çmimi i qumështit është prej 22 deri në 35 centë.
Ministri Spasenovski, siç informoi raportuesi i MIA-s, sot paradite do të marrë pjesë në Konferencën e dytë ndërkombëtare të ministrave të bujqësisë me temë "Siguria e ushqimit në nivel global - sfidë globale për politikën dhe industrinë". Pasdite do të mbahet Samiti i parë i Berlinit i ministrave të bujqësisë në të cilin gjithashtu do të bëhet fjalë për sigurinë e ushqimit.