Kompania turke TAV e cila drejton disa aeroporte rajonale dhe që kishte paralajmëruar investime në Maqedoni përballet me krizë financiare, shkruan Financial Times
Sipas gazetës së njohur ekonomike botërore, kompania turke ka filluar shitjen e një të tretave të kapitaleve të saj, për të siguruar para për pagesën e borxheve dhe për oferta të reja rajonale për projekte në sferën infrastrukturore.
TAV është themeluar në vitin 1997, që fillimisht filloi me ndërtimin e disa terminaleve në godinën e re të aeroportit në Stamboll. Kompania tani menaxhon gjashtë aeroporte në Turqi, Gjeorgji dhe Tunis.
Kompania turke “TAV” paralajmëroi investimet dhe modernizimin e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit ka prolonguar investimet dhe projektet në Maqedoni.
Investimet e kësaj kompanie ishin paralajmëruar të jenë mbi 200 milion euro, ndërsa si kompensim do t`i jepeshin me koncesion dy aeroportet në një afat prej 20 viteve. TAV operon me tre aeroporte në Turqi, dy aeroporte në Tunis dhe dy aeroporte në Gjeorgji.