Shumica e simboleve që përdoren sot në matematikë nuk ishin zbuluar
deri në shekullin XVI. Mathematika shkruhej me fjalë dhe kjo e
kufizonte zhvillimin e saj. Në shek XVIII,
Eulerifuti në matematikë një numër të madh simbolesh të cilat përdoren edhe
sot. Simbolizmi matematikor sot është shum i rëndësishëm për
profesionistët por fillestarët nuk mund ta kuptojnë. Ai është shumë i
ngjeshur sepse vetëm pak simbole shprehin një sasi të madhe
informacioni. Simbolizmi modern ka një sintaksë të përcaktuar
rreptësisht e cila përshkruan infomacione në lidhje me një teori të
caktuar matematikore .Gjuha e matematikës është shumë e vështirë për
jomatematikanët.