Konceptet dhe strukturat themelore matematikore, jo vetëm si njësi
të posaçme, por edhe në ndërlidhje me koncepte dhe struktura tjera
matematikore. Asnjëri prej koncepteve matematikore që shtjellohet nuk
na »paraqitet« vet për vete. Kështu, koncepti i shumëzimit është i
lidhur me konceptin e mbledhjes, kurse koncepti i pjesëtimit me zbritje.
Konceptet dhe strukturat le të shqyrtohen edhe në kontekst të
njohurive dhe ambienteve tjera matematikore dhe jashtëmatematikore si
dhe në situata të ndryshme mësimore.