Nicole Richie planifikon të bëjë një rikthim në 'ekranin e vogël' për të realizuar një shou për jetën reale të familjes së saj.
Richie, e cila që nga janari i vitit të kaluar ka vajzën Harlow me rokerin e grupit “Good Charlotte”, Joel Madden, qe një kohë ka planifikuar këtë projekt, i cili tashmë është në duart e producentëve.
Revista amerikane “Star” njofton se i dashuri i saj Joel, vëllai binjak i tij Benji Madden, dhe babai i Richiet, këngëtari Lionel Richie, të gjithë kanë nënshkruar të jenë pjesë e projektit.