Lazio nxori një pikë të rëndësishme në ndeshjen e mbrëmshme kundër Juventusit, duke barazuar në shtëpi me rezultat 1-1, ndërsa trajneri i biankocelestëve, Delio Rossi, ka vetëm lëvdata për lojtarët e tij.
Lazio kaloi në avantazh me golin e Cristian Ledesmas ndërsa për Juvnetusin barazoi Olof Mellberg. Rezultati e mban Juventusin në pozitën e dytë me tre pikë diferencë nga Interi, ndërsa Lazio qëndron në vendin e shtatë me një pikë më shumë se Roma.
“Filluam shumë mirë dhe kishim shanse të mira ta dyfishojmë avantazhin menjëherë. Ishim që herët agresiv dhe i shkaktuam probleme kundërshtarit, por ata u rikthyen. Kam nga tre lojtarë sulmues me të cilët luaj çdo ndeshje, dhe këtë herë ishin Rocchi, Pandev dhe Zarate, dhe ia dolën mirë”, ka thënë Rossi.