Sulmuesi holandez Robin Van Persie ka lavdëruar lojën e bashkëlojtarit të tij, sulmuesit meksikan Carlos Vela, në tre ndeshjet e fundit të Arsenalit.
Në ndeshjet kundër Portsmouth, Plymouth dhe Bolton, Arsene Wenger i dha rastin sulmuesit të ri të futet në lojë nga stoli.
Carlos Vela tregoi një paraqitje të mirë në sulmin e Arsenalit dhe ndihmoi ekipin të shënojë fitore.
“Ai i jep shpejtësi, teknikë të mirë dhe vendosmëri ekipit. Mendoj se në ndeshjen kundër Boltonit si edhe ato të javëve të kaluara, ai luajti vërtet mirë”, ka deklaruar Van Persie.