Thiago Silva ka shkëlqyer në debutimin e tij për Milanin në miqësoren e mbrëmshme ndaj Hannoverit, të cilën rosonerët e fituan me rezultat 3-2.
Braziliani nuk mund të luajë në ndeshjet zyrtare të Milanit këtë sezon, për shkak të mungesës së pasaportës evropiane. Zëvendëspresidenti i klubit, Adriano Galliani, është plotësisht i kënaqur me lojën e Silvas dhe ndjen keqardhje që nuk mund ta shfrytëzojë këtë sezon.
“Më pëlqeu Thiago Silva shumë. Ai është i shpejtë dhe e njeh mirë lojën defensive. Është për keqardhje që ai nuk mund të luajë menjëherë, por këto janë rregullat për lojtarët jo-evropian, që na ka ndaluar. Duhet të presim deri në sezonin e ardhshëm, por do të ishte shumë e favorshme ta përdorim atë tash”, ka thënë Galliani.