Trajneri i Interit, Jose Mourinho, i ka ‘sulmuar’ lojtarët e tij duke i ofenduar me fjalë të ndyta për shkak të paraqitjes së dobët në ndeshjen kundër Atalantas.
“La Repubblica” njofton se ‘I Veçanti’ ua ka thënë fjalët më të ndyta të zgjedhurve të tij në zhveshtore, pas humbjes prej 3-1 kundër Atalantas në Bergamo.
“Një Scudetto e keni fituar në gjykatë, të dytën sepse nuk keni pasur konkurrencë, ndërsa të tretën e keni fituar në minutat e fundit të Kampionatit. Ju jeni një grumbull m...”, është cituar portugezi nga “La Repubblica”.
Edhe “Sky Sport Italia” njofton se Mourinho e ka gjuajtur bllokun e tij të shënimeve në një kovë pas takimit me presidentin Massimo Moratti, i cili kishte qenë i nevrikosur me të për ndeshjen e dobët që zhvilluan zikaltrit.
Nerazzurët kanë kaluar një javë të trazuar, mirëpo e përmirësuan paksa situatën e keqe pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Coppa Italia me fitoren kontroverse kundër Romës.