Barcelona e tronditur nga kërkesa e Valdes për kontratën e re
Lideri i La Ligës, Barcelona, raportohet se është tronditur nga kërkesat e porti Victor Valdes për kontratën e re.
Sportivja spanjolle Sport, shkruan se Valdes kërkon 8 milionë funte në vit, një pagë e barabartë me atë të cilën e merr Iker Casillas tek Real Madrid.
Valdes është në 18 muajt e fundit të kontratës së tij dhe burimet e afërta me negociatorët thonë se dy palët janë “shumë larg” nga arritja e marrëveshjes.