Çelsi është gati për të bërë çmendinë e fundit në merkato dhe të
marrë Andres Injestën nga Barcelona për 60 milionë euro. Një ofertë
marramendëse, e cila ka dalë nga shtypi anglez, por që tregon vlerën e
futbollistëve katalanas në merkato.
E përditshmja spanjolle “Sports” ka llogaritur se, nëse presidenti
Laporta do të vendoste të shiste disa nga futbollistët më të mirë,
atëherë do të përfitonte plot 1 miliard dollarë. Këtë e tregojnë faktet
e marra nga ofertat e mekatos.
Mançesteri Siti jep 60 milionë euro për Etonë, ndërsa vlera e Lionel
Mesi ka filluar t’i kalojë 100 milionë eurot, edhe pse askush nuk “ka
guxuar” të synojë blerjen e tij. Fergusoni i Mançesterit është fans i
çmendur pas Ksavit, për të cilin do të paguante 50 milionë euro.
Mbi 20 milionë euro janë gati të paguajnë edhe Milani për Pujolin
dhe Mançester Siti për Jaja Turenë. Serxhio Baskes nuk njihej nga
askush në fillim të sezonit, ka një pagë 150 mijë euro, por vlera e tij
në merkato i ka kaluar pesë milionë eurot.
Duke përshirë edhe Henrinë, Dani Alveshin, Keitan dhe Abidalin,
presidenti Laporta do të fitonte rreth 1 miliard euro nga shitja e
“yjeve”, si asnjë president në botë. Barcelona ka formacionin “më të
shtrenjtë” në botë. Deri tani Laporta ka shpenzuar rreth 350 milionë
euro në gjashtë vitet e presidencës së tij.