Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shokohet Interi në Bergamo

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Shokohet Interi në Bergamo Empty
MesazhTitulli: Shokohet Interi në Bergamo   Shokohet Interi në Bergamo Icon_minitimeSun Jan 18, 2009 8:10 pm

Skuadra e Interit ka pësuar shok në stadiumin "Atleti Azzurri d'Italia" në Bergamo duke pësuar humbje prej 3-1 nga skuadra e Atalantës.

Dy skuadrat zikaltër, Atalanta dhe Inter, janë takuar të dielën në Bergamo për ndeshjen e javës së nëntëmbëdhjetë në Serie A, më ç’rast kampionët italianë kanë pësuar humbjen e dytë të sezonit, pas humbjes në San Siro nga Milani.

Vendasit i shokuan Nerazzurët që në pjesën e parë, pasi që arritën të shënojnë tri herë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi sulmuesi Sergio Floccari (18’), i cili pranoi një top brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, u rrotullua për ta shmangur Cordoban dhe e mposhti portierin Cesar.

Dy golat e radhës i takuan kapitenit, Cristiano Doni, i cili u shënua dy herë në listën e golashënuesve (28’ dhe 33’) për t’i fundosur shpresat e Interit që në pjesën e parë të takimit.

Edhe në gjysmëlojën e dytë skuadra vendase ishte dominuese në pjesën më të madhe të kohës, mirëpo me gjithë rastet e shumta, Atalanta nuk pati fat të shënonte më shumë gola.

Në minutat shtesë të takimit (90'+2), kampionët në fuqi shënuan golin e nderit me anë të sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, i cili është i vlefshëm vetëm për statistika.

Me këtë humbje Interi ngushton në gjashtë pikë epërsinë me Milanin që gjendet në vendin e tretë, ndërsa me fitore eventuale kundër Lazios, Juventusi do t’i afrohet në një pikë diferencë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Shokohet Interi në Bergamo
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zambrotta: Interi ka fat
» Interi kërkon Ronaldon me çdo kusht
» Roki: Nuk shkoj te Interi, jam i lumtur në Lacio
» Interi në Francë për shërbimet e lojtarit Makoun
» Interi ofron 15 milionë funte për Drogbën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: