Kapiteni i Lacios, Tomaso Roki, ka hedhur poshtë zërat se ai mund të bashkohet me Interit gjatë këtij muaji. Mediat italiane ka disa javë që kanë filluar të përmendin Rokin si zëvendësues të Adrianos te zikaltrit, mirëpo vetë lojtari ka përjashtuar një mundësi të tillë.
"Pa dyshim se është ndjenjë e mirë të ndërlidhesh me Interin dhe është diçka e mirë kur të vlerëson një klub i tillë, por unë jam shumë i lidhur me Lacion, jam kapiten skuadre dhe gjithmonë kam thënë se karriera ime do të vazhdojë këtu. Çka nëse bëhet një ofertë zyrtare nga Interi? Për momentin nuk mendoj asgjë rreth kësaj çështjeje", ka theksuar Roki.