Interi është duke kërkuar një mesfushor për të qenë pasardhës i Patrik Vierasë. Mediat franceze kanë nxjerrë në qarkullim emrin e Jean Makoun për të zënë vendin e Vierasë tek kampionët e Italisë.
Kamerunasi Makoun aktivizohet aktualisht tek skuadra e Lionit në kampionatin francez. Oferta konkrete e Interit për të marrë shërbimet e tij mund të ndodhë vetëm në muajin gusht, pasi aktualisht Murinjo nuk ka ndërmend aspak të ndërhyjë në formacionin e tij.