Pak kohë më parë në konferencën 3GSM në Azi është paraqitur telefoni i mençur (smartphone) me dizajn të pazakontë dhe nën emrin iCEphone.
Prodhuesi i këtij telefoni, kompania TheMedicalPhone, ka vendosur për një telefon me rrëshqitës. Dallimi në krahasim me telefonat tjerë rrëshqitës është se iCEphone hapet në tri pjesë.
Kjo u mundëson përdoruesve të zgjedhin në mes të tastierës QWERTY, asaj “keypad” për ata që luajnë me lojëra si dhe ekran të ndjeshëm në prekje prej 3 inçësh.
Është interesant që telefoni ka marrë emrin sipas tastit të sigurisë, me shtypjen e të cilit dërgoni lokacionin tuaj GPS dhe informata tjera të rëndësishme për të gjitha shërbimet në rrethinë.
Në shtëpizë janë vendosur disa shtojca interesante, si kamera prej 3.1 megapikselash, opsionet Bluetooth, qasja për kartelat microSD...
Telefoni funksionon me sistemin operativ Windows Mobile 6.0, derisa përmban audio dhe player, shfletues të internetit e tjera.
Pritet që çmimi i iCEphone do të jetë rreth 1.000 dollarë amerikanë. Pritet që pajisja të del në treg kah gjysma e vitit të ardhshëm.