Sekretari i pergjithshem i Keshillit te Europes kritikoi sot mjaft ashper ligjin e pastertiste se figurave, sic quhet ndryshe Ligji i Dosjeve.
Pak dite pas miratimit te ketij ligji Terry Davis tha se ky ligj nuk permbush kriteret duke mos respektuar disa udhezime te rendesishme te rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes miratuar ne vitin 1996.
Zyrtari i larte i Keshillit te Europes me ane te nje deklarate thote se shpreh shqetesimin qe Ligji i Lustracionit, i miratuar nga parlamenti shqiptar ne 22 Dhjetor 2008 nuk i permbush keto kritere.
Analiza e ligjit nga ekspertet e Keshillit te Europes ka evidentuar disa probleme ne lidhje me standartet e Keshillit te Europes.
Keto perfshijne: shtrirjen teper te gjere te ligjit, persa i perket kategorive te zyrtareve, qe mund te preken dhe fakti qe ligji perfshin persona qe aktualisht jane ne detyre; Paanesine dhe proporcionalitetin e proçedimeve te lustracionit; Rreptesine e sanksioneve te parashikuara dhe fakti qe nuk ka nje limit kohor.
Ne deklarate thuhet se verehen disa mosperputhje te rendesishme ne lidhje me Rezoluten mbi masat per heqjen e trashegimise se ish-sistemeve komuniste totalitare, te miratuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes ne vitin 1996.
Asambleja ka bere te qarte qe çdo mase individuale lustracioni nuk duhet te tejkaloje shume vjet, qe procesi i lustracionit duhet te perfundoje brenda dates 31 dhjetor 1999 dhe qe lustracioni nuk duhet te aplikohet mbi kandidatet ne zgjedhje Asnje prej ketyre udhezimeve nuk eshte marre ne konsiderate nga ligji shqiptar i lustracionit.
Deklarata mbyllet me angazhimin se Keshilli i Europes eshte i gatshem t’u ofroje autoriteteve shqiptare keshillim dhe asistence ne gjetjen e menyrave per te arritur objektivin legjitim te trajtimit te se kaluares ne perputhje te plote me standartet e Keshillit te Europes.