Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 PROJEKT LIGJI PËR INVESTIME

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 34
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

PROJEKT LIGJI PËR INVESTIME Empty
MesazhTitulli: PROJEKT LIGJI PËR INVESTIME   PROJEKT LIGJI PËR INVESTIME Icon_minitimeThu Feb 12, 2009 2:25 pm


Arsyet për këtë Projektligj




Ky ligj paraqet
bazën për rregullimin e nxitjës së investimeve vendore
dhe investimeve direkte të jashtëme, të cilat do të
mundësonin nxitjen e shpejtuar të zhvillimit ekonomik,
punësimin, rritjen e aftësis konkuruese të
ndërmarrjeve, mundësin e lehtësimit të pjesëmarrjës në
burimet ndërkombëtare financiare dhe në rritjen e
eksportit. Ndër të tjera ky ligj do të mundësonte
fillimin e ardhjës të filialeve të kompanive
transnacinale, që me pasurit e tyre të fuqishme siq
janë kapitali, teknologjia, shkollimi dhe
rikualifikimi i fuqisë punëtore, standardet për
mbrojtjen e ambientit, me një fjalë ato për një afatë
të gjatë mund t’i kontribojnë zhvillimit të ri të
qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Siq po tregojnë
përvojat ekonomis botërore, kapaciteti i qeverive në
qeverisjen me ekonomi dhe me arritjen e qëllimeve
ekonomike nacionale nga politika fiskale gjerë te
mbrojtja e ambientit, janë të formuara me forcën e
korporateve tranonacionale.

Për të gjitha këto
trende pozitive që mund të ndodhin, shpeshëherë nga
kolluaret e caktuara krijohet një lloj skepticizmi apo
më mirë me thënë konzervatizëm ekonomik, “se jemi në
rrezikë që Kosova t’ju shitet t’huajve” mandej është
prezente frika që arsyetohet, se a thua:

a do të jenë
strategjit e kompanive të huaja dhe operacionet e tyre
në harmoni me qëllimet dhe politikën nacionale të
vendit?

a do ta sjellin
korporatat transnacionale kapitalin nga jasht, duke
mos i thithur në këtë rast burimet e mangta vendore?

a do të jenë
teknologjit e transferit në harmoni me mundësit dhe
kushtet lokale?

a do të tregojn
kompanit e huaja fleksibilitet për participin lokal në
pronësi dhe kontroll?

a do të kontirbojnë
në zhvillimin e resurëseve njerëzore dhe në investime
në infrastrukturën përkatëse?

a do ta shpejtojn
kapacitetin eksportues të vendit?

Me një fjalë a do
të sillen si qytetarë të mirë të koporatës?



Përgjegjëjet në
këto çështje mund të jenë pozitive dhe negative, kjo
është shumë pak e rëndësishme. E rëndësishme për
ekonomin e Kosovës (e cila për momentin është e varfur
e vogël e deindustrializuar, dhe tani për tani e pa
adres) është që të gjitha këto të rregullohen me ligj.



Qëllimi i ligjit



Me këtë
praojektligj sigurohen dhe mbrohen investimet vendore
dhe të huajat dhe praktikisht intensiofikohen mundësit
e partneritetit ndërmjet Qeveris së Kosovës dhe
investuesëve potencial vendor dhe të huajëve. Masat
nxitëse për favorizim ose lehtësimi tatimor dhe
doganor, do të sigurojn që në veprimtarit ekonomike të
arrihet qëllimi kryesorë: inkuadrimi i ekonomis
kosovare në rrjedhat e këmbimit ndërkombëtar. Me këtë
do të arrihet që ekonomia e Kosovës të bëhet ekonomi e
vogël e hapur, që do të jetë nën ndikimin e proceseve
zhvillimore të ekonomis globale, me këtë do të
intesifikoheshin transicioni, transformimi dhe
ristrukturimi, do të fillonin reformat
shoqërore-ekonomike dhe tërë kjo do të mundësonte
integrimin më të shpejt të ekonomis kosovare në UE-në,
gjithëher duke u mbështetur në standardet e strategjis
integruese evropiane.



Përmbajtja e
Projektligjit



Projektligji i ka
pesë kapituj:



kapitullin e
parë
përcaktohen dispozitat e përgjithëshme të
sistemit të masave nxitëse përmes të cilave arrihen
këto qëllime:



krijohet siguria
ekologjike e veprimtarive ekonomike;

vendosja e paisjeve
të reja dhe e teknologjisë bashkëkohore;

zbatimi i porceseve
të reja të prodhimit dhe të prodhimeve të reja

punësimi më i madh
dhe riedukimi i të punësuarëve;

modernizimi dhe
ngritja e afarizmit;

zhvillimi i
prodhimit në shkallë më të lartë të përpunimit;

rritja e eksportit;

rritja e
aktivitetit ekonomik në rajonet e Kosovës, në të cilat
rritja ekonomike dhe e punësimit kanë mbetur nën
mesatarën e vendit;

kursimi i energjis;

forcimi i
veprimtarive informatike;

bashkëpunimi me
institucionet financiare ndërkombëtare;

përshtatja e
ekonomisë së Kosovës ndaj standardeve evropiane;



Kapitulli i
dytë,
përmban masat nxitëse
për favorizim tatimor dhe doganor, që mundësojn
rritjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të
punës, riedukimi profesional ose rikualfikimin e
punëtorëve.

Kapitulli i
tretë,
përcakton
favorizimet tatimore dhe ato doganore, me saktësi i
cakton kriteret dhe kushtet që do t’u mundësohen
investuesëve të favorizimeve tatimore dhe doganore, me
kusht që t’u përmbahen dispozitave ligjore sipas këtij
ligji.

Këtu vlen të
përmendët lartësia shkallës së lehtësimeve tatimore e
cila mundet me zgjuar diskutim “se a është e lartë apo
tepër e ultë”, lidhur me këtë mendimi im është se këto
lehtësime tatimore janë në nivel të konkurencës të
masave nxitëse e cila është mjatë e ashpër në të
gjitha ekonomit e vendeve postsocialiste, prandaj çdo
tendencë që këto kritere të ndryshohen (duke thënë se
10 vjetë është shumë që të vlejn favorizimet tatimore
me shkallën 7% mandej 3% dhe zero, mvarsisht nga shuma
e kapitalit të investuar dhe numrit të të punësuarve.
Prandaj, çdo ndryshim i këtyre kritereve ekonomin e
varfur të Kosovës do ta bënte jo konkuruese në
krahasim me ekonomit e rajonit. Duke u bazuar në këtë
unë besoj se do të përkrahen këto kritere konkrete të
favorizimeve tatimore për investuesit potencial.



Kapitulli i
katërt,
përfshin dispozitat
ndëshkimore.



Kapitulli i
pestë,
përfshin dispozitat
kalimtare dhe të fundit.





Kapaciteti për
hartimin e Projektligjit.





Në procesin e
hartimit të këtij projektligji jamë konsultuar me
ekspert vendorë dhe ndërkombëtar njohës të mirë të
kësaj çështje, si dhe e kam shqyrtuar edhe literaturën
përkatëse. Njiherit kan analizuar edhe ligje përkatëse
të disa vendeve në transicion (që kryesisht janë të
ngjajshme) që duke e jetësuar në praktikë këtë ligj
kanë arritur ta kalojn me sukses fazën e transicionit
shoqëror ekonomik, duke siguruar investime direkte të
huaja, që u kanë mundësuar atyre zhvillim të
qëndrueshëm ekonomik dhe zvogëlimin e papunësisë.



Zonja dhe zotrinj
deputet, Projektligji për nxitjen e investimeve është
më se i domosdoshëm për ekonomin e Kosovës e cila po
përjeton krizën më të thellë të mundëshme ekonomike,
mungesën drastike të akumulimit të kapitalit vendor
shkalla joreale e kamatave, janë disa indikatorë që
procesin e posa filluar të tranzicionit dhe
transformimit ekonomiko-shoqëror e kanë bër shumë të
gjatë, të dhimbshëm të mundimshëm i cili po shkakton
shpenzime të larta. Prandaj e vetmja alternativë për
ringjalljen e ekonomis së rrënuar dhe të
deindustrializuar të Kosovës, janë investimet direkte
të huaja dhe vendore në këtë rast duke u bazuar në
kapitalin e diasporës.Vlen të veçohet se gjerë më tani
potencialin e kapitalit të diasporës tonë e kemi
nënçmuar gjerë në keqëtrajtim për shkak të mungesës
administrativo-ligjore.Me këtë Projektligj mundësohet
që diaspora jonë ta këthen besimin e humbur,dhe që do
të filloj të investoj kapitalin e saj në ekonomin e
Kosovës.

Jetësimi i këtij
Ligji është e vetmja terapi që u mundëson qytetarëve
të Kosovës të fillojn të dalin nga varfëria dhe
joperspektiva si shkak i papunësisë së lartë.

Sipas kësaj që u
tha më lartë, kërkoj nga komisioni përkatës pran Odës
Ekonomike që të shqyrtoj mundësit për projekt
propozimin e Projektligjit për nxitjen e investimeve
në Kosovë, që i njejti ti propozohet Qeveris apo
parlamentit me qëllim të miratimit.



Me respekt,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PROJEKT LIGJI PËR INVESTIME
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 12:45/16.01.09 - Ligji i Dosjeve: Keshilli i Europes eshte kunder tij, nuk permbush standartet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: