Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur sot kundër paralajmërimeve për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
"Deri sa nuk vendoset juridiksioni i plotë i Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit, veçanërisht në pjesën veriore, nuk mund të ketë kurrfarë bisedimesh me Beogradin", tha Haradinaj gjatë një vizite në Mitrovicë.
"Nëse hyhet në bisedime në kohën kur institucionet e Kosovës nuk i kryejnë autorizimet e veta në gjithë territorin, atëherë Kosova mund të jetë në pozitë të pavolitshme dhe mund të ballafaqohet me probleme serioze", tha Haradinaj