Kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci është takuar të hënën në selinë e partisë së tij me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Daci dhe Haradinaj e kanë vlerësuar vendimin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, për mosmbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme këtë vit, si antikushtetues.
Lideri i LDD-së dhe ai i AAK-së kanë diskutuar rreth aktualitetit politik në nivel vendi, ndërsa, siç bëhet e ditur në një njoftim të kësaj partie – ata kanë diskutuar në veçanti rreth vendimit të presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, për mosmbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në nivel të Republikës.
Daci dhe Haradinaj shprehen qëndrimet e tyre kundër këtij vendimin, të cilin e vlerësuan antikushtetues, dhe që, sipas tyre, “shkon totalisht në favor të partive politike që janë bë koalicion, i cili vendim në mënyrë absolute bie ndesh edhe me pakon e Ahtisarit e cila është bazament i kushtetutës së vendit”