Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka diskutuar me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu për çështjen e zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë.
Në bazë të Dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Zgjedhjet, siç bëhet e ditur në një komunikatë për media - ICR-ja ka ardhur në përfundim se vendimi i presidentit për t’u mundësuar institucioneve qendrore të përmbushin mandatin e tyre sipas Kushtetutës është në përputhje me Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin.
ICR-ja pret që të vazhdojë të punojë me udhëheqësit e Kosovës, komunitetet dhe qytetarët e saj për zbatimin e plotë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin, përfundon deklarata e ICR-së.
Presidenti Sejdiu ndërkaq, ka thënë se institucionet qendrore të Kosovës, të zgjedhura në mënyrë demokratike nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 2007, do të vazhdojnë mandatin e plotë sipas Nenit 161 të Kushtetutës së Republikës dhe akteve të tjera juridike në fuqi.
Në këtë mënyrë, zgjedhjet e përgjithshme parashihen të mbahen në vitin 2011