Kapiteni i Romës, Francesco Totti, mund të bëjë një paraqitje befasuese në ndeshjen e vlefshme për Coppa Italia të mërkurën mbrëma kundër Interit.
Er Pupone ka qenë jashtë fushe që nga dhjetori pas një sërë problemesh që nga lëndimi në ndeshjen kundër Catanias.
Sido që të jetë, simboli romak është rikuperuar shpejtë, ndërsa “Il Corriere Dello Sport” njofton se kapiteni mund të bëjë një paraqitje sensacionale në çerekfinalen e nesërme të Kupës së Italisë kundër Interit në Giuseppe Meazza.
Për të shtuar lajmet e mira te Roma, Mirko Vucinic dhe Alexandre Doni janë rikuperuar nga lëndimet e lehta dhe pritet të jenë në ndeshje kundër Nerazzurëve.