Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Juve nuk e shfrytëzon dështimin e Interit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Juve nuk e shfrytëzon dështimin e Interit Empty
MesazhTitulli: Juve nuk e shfrytëzon dështimin e Interit   Juve nuk e shfrytëzon dështimin e Interit Icon_minitimeMon Jan 19, 2009 9:08 pm

Derbi kryesor i javës së nëntëmbëdhjetë në Serie A është zhvilluar në Stadio Olimpico të Romës ndërmjet Lazios dhe Juventusit, ndeshje e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Stephan Lichsteiner (majtas) dhe Pavel Nedved në një përballje, Foto: AP

Bardhezinjtë e nisën takimin sërish në mungesë të portierit kryesor, Gianluigi Buffon, i cili porsa është kthyer nga lëndimi është ftohur. Po ashtu te Juve mungonte dhe njeriu kryesor i mbrojtjes, Giorgio Chiellini, ndërsa tashmë dihet për numrin e madh të lojtarëve tjerë të cilët mungojnë si pasojë e lëndimeve.

Pjesa e parë e takimit, sa i përket lojës, i takoi kryesisht Lazios, mirëpo përfundoi me rezultat të barabartë.

Biancocelestët krijuan disa mundësi në fillim të ndeshjes, por arritën të shënojnë vetëm një herë, edhe atë me ndihmën e portierit mysafir.

(Nga e majta) Cristian Ledesma, Mourad Meghni dhe Ousmane Dabo i gëzohen golit, Foto: AP

Golin e kryeqytetasve e shënoi Cristian Ledesma (25’) nga gjuajtja e lirë, mirëpo fajtori kryesor ishte portieri i Juventusit, Manninger, i cili bëri një gafë duke e futur topin në rrjet.

Bianconerët barazuan në rastin e parë që iu dha në gjysmëlojën e parë. Një gjuajtje nga këndi e shfrytëzoi më së miri mbrojtësi, Olof Mellberg, duke lënë avantazhin e vendasve të zgjatë vetëm pesë minuta (30’).

Festa e Bianconerëve pas barazimit, Foto: Reuters

Në pjesën e dytë të ndeshjes u tregua një Juventus ndryshe, më ofanziv dhe më kërkues ndaj golit, megjithatë rastet e shumta nuk u shndërruan në gol.

Në minutat e fundit të takimit pati raste në të dyja anët, mirëpo as njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të ndryshojë asgjë.

Mauro Zarate ndërmjet dy juventinëve, Foto: AP

Lazio me këtë pikë të fituar mban vendin e shtatë me një pikë më tepër se rivali i qytetit, Roma, dhe një pikë më pak se Fiorentina që gjendet në vendin e gjashtë.

Me këtë barazim, Juventusi nuk e shfrytëzoi dështimin e Interit për t’iu afruar më tepër, ndërsa tash është tre pikë pas liderit, dhe tre pikë përpara Milanit, i cili e shfrytëzoi më së mirë këtë javë për t’iu afruar kreut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Juve nuk e shfrytëzon dështimin e Interit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Trezeguet fton Riberyn te Juve
» Maradona: Me Moratin do të isha i Interit!
» Totti do luajë kundër Interit
» Moratti planifikon pastrimin e Interit
» Ibra dhe Juve ftuesit kryesorë te “Oskarët e Calcios”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: