Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Rezervat e ujit, nëntë vende të Europës në rrezik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Rezervat e ujit, nëntë vende të Europës në rrezik Empty
MesazhTitulli: Rezervat e ujit, nëntë vende të Europës në rrezik   Rezervat e ujit, nëntë vende të Europës në rrezik Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:48 am

Agjencia italiane ANSA ka bërë të ditur sot se, nëntë vende konsiderohen nën “stres hidrik” dhe ato janë: Belgjika, Bullgaria, Qiproja, Gjermania, Italia, Malta, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar Britanike (Anglia dhe Uellsi).
Kjo është një nga të dhënat që del prej raportit “Shenja mjedisore”, të publikuar në Pragë nga Agjencia Europiane për Zhvillim (EEA). Raporti propozon tema të ndryshme mbi të cilat të reflektohet në vitin 2009, që nga administrimi i mbeturinave të bioenergjive, deri tek vërshimi i specieve të “huaja”.
Në plan të parë mbetet urgjenca e klimës, që do të shohë tek viti 2009 një vit çelës. “Ky do të jetë një vit historik për mjedisin, që do të kulmojë me një takim të rëndësishëm të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike në Kopenhagen në dhjetorin e këtij viti,” shkruan Jacqueline McGlade, drejtore ekzekutive e EEA.
Sipas McGlade “takimi, ndoshta kuvendi më i rëndësishëm mjedisor deri më sot, do të jetë në vazhdimësi të protokollit të Kiotos”. “Është një moment në të cilin tregjet e parave janë duke kërkuar një orientim – pohon drejtoresha e Agjencisë Europiane – ndoshta mjedisi mund të tregojë rrugën e duhur”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rezervat e ujit, nëntë vende të Europës në rrezik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriza ekonomike ka rrezik të rrisë urinë në botë
» Islami: Vendimi për naftën D2, rrezik integrimi në BE
» ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme
» Brazil, General Motors shkurton 744 vende pune
» Brazil, General Motors shkurton 744 vende pune

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: