Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme Empty
MesazhTitulli: ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme   ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:29 am

Kjo ngritje e tarifave është vlerësuar si e absolutisht e domosdoshme për t'iu mundësuar kompanive gjenerimin e të hyrave të nevojshme për mbulimin e kostove të tyre dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve, deklaroi Afrim Lajçi, drejtor i ZRRUM.
Deklarata e tij vjen pas kundërshtimeve të BSPK-së, për ngritjen e këtyre tarifave.
Lajçi tha se kjo ngritje e tarifave është e para në tri vitet e fundit, edhe pse në ndërkohë janë ngritur çmimet e mallërave tjera dhe tarifat e energjisë eletrike të cilat kanë ndikim të dretjëpërdrejtë dhe të konsiderueshëm në koston e ofrimit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
“Tarifat fikse kanë mbetur të pandryshuara (1,0 EUR/muaj për konsumatorët shtëpiak, dhe 3.0 EUR/muaj për konsumatorët komercial dhe institucional), ndërkaq tarifat volumetrike janë ngritur në mënyrë të shkallëzuar për periudhën e ardhshme trivjeqare. Ngritja e tarifave volumetrike është bërë në një masë relativisht të vogël dhe ka marrë parasysh rrethanat ekonomiko-sociale në Kosovë respektivisht mundësitë paguese të familjeve kosovare".
Lajçi po ashtu potencoi se në terma reale kjo ngritje e tarifave është relativisht e vogël meqenëse bëhet fjalë për një ngritje prej 1 deri 5 cent për një metër kub të ujit të konsumuar.
“Në bazë të analizave të bëra nga ZRRUM nuk pritet që tarifat e reja të paraqesin “goditje” të madhe për buxhetin e familjeve kosovare. Kjo për faktin se me këtë ngritje faturat e reja do të jenë më të larta për 20 cent në muaj (në rastin e Pejës) deri në 1 euro në muaj (në rastin e Gjilanit). Edhe sipas standardeve ndërkombëtarisht të njohura sa i përket përballueshmërisë së tarifave të ujit, tarifat e aprovuara janë dukshëm nën kufirin e përballueshmërisë për familjet kosovare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit
» Ngritja e njerëzve në vend të peshave
» Totti: Fitorja kundër Cluj e domosdoshme
» Rezervat e ujit, nëntë vende të Europës në rrezik
» Leo prognozon Winslet si fituese të çmimit Oskar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: