I riu i Juventusit, Sebastian Giovinco, ka paralajmëruar se durimi i tij me biankonerët nuk mund të zgjasë përgjithmonë.
“Shpresoj të kem më shumë shanse në të ardhmen. Për sa kohë mund ta toleroj këtë situatë? Nuk e di”, ka thënë mesfushori sulmues, pas përfshirjes në fitoren ndaj Catanias në kuadër të Kupës së Italisë.
“Jam duke u dëshmuar kur më jepet rasti, meritoj të jem në këtë ekip të Juventusit. Mbase jo çdokush është i bindur, por unë po”, ka shtuar Giovinco.