Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza Empty
MesazhTitulli: BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza   BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:51 am

Banka Botërore paralajmëron prekjen e Shqipërisë nga kriza e rëndë globale financiare.
Përfaqësuesja e këtij institucioni në Tiranë, Camille Nuamah, në një prononcim dhënë dje për agjencinë e lajmeve ekonomike, ‘Emportal’, ka sugjeruar kësisoj një sërë masash për qeverinë shqiptare.

Mes të tjerash, ajo ka veçuar dy sugjerime konkrete, respektivisht forcimin e politikave të duhura fiskale si dhe mbështetje më të madhe buxhetore ndaj shtresave të varfra.

“Ne e kemi thënë me kohë, që Shqipëria do të përfshihet nga ndikimet negative të krizës globale, por ajo që nuk dimë me saktësi janë sektorët që do të preken dhe kohëzgjatja e kësaj situate, ndaj edhe qeveria shqiptare duhet të forcojë politikat fiskale për përballimin e kësaj situate”, - apelon Nuamah.

Brenda të njëjtit kontekst, ajo sqaron se “të parët që do ta ndiejnë krizën globale financiare do të jenë të varfrit. Shenjat e para kanë filluar.

Ne pamë rënien e dërgesave nga emigrantët, të konsumit dhe të eksportit”, - shprehet përfaqësuesja e Bankës Botërore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriza, 30 milionë euro për bizneset
» Minierat dhe nafta: Kriza botërore po na falimenton
» Kriza e gazit mbërrin edhe në Shqipëri
» Kriza e gazit, Europa drejt energjisë bërthamore
» Kriza, KE: Recesioni do të jetë i gjatë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: