Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Minierat dhe nafta: Kriza botërore po na falimenton

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




Minierat dhe nafta: Kriza botërore po na falimenton Empty
MesazhTitulli: Minierat dhe nafta: Kriza botërore po na falimenton   Minierat dhe nafta: Kriza botërore po na falimenton Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:52 am

Duke filluar nga tremujori i fundit i vitit 2008, bizneset që merren me nxjerrjen e lëndëve të para minerare në ekonominë shqiptare, kanë filluar të ndjejnë fuqishëm efektet e krizës botërore.
Kjo është pasqyruar në rënien e kërkesës së blerësve, që deri pak muaj më parë ishte në maksimumet e dekadave të fundit. Ndërkohë, nga ana e tyre, bizneset, kryesisht të huaja apo me kapital të përbashkët, kanë vendosur të "ngrijnë" investimet e mëtejshme në sektorët ku punojnë, pikërisht në momentet kur u duk se eksportet shqiptare po njihnin "pikun" e shumë vjetëve.

"Ruajtëm të njëjtin nivel eksportesh dhe shitjesh të brendshme të naftës bruto, por reduktimi i madh në çmimet e karburanteve ka sjellë uljen e çmimit të shitjes për naftën tonë, si brenda vendit, ashtu dhe për eksport.

Kjo ka pakësuar fondet e parashikuara për riinvestim në Shqipëri". Kështu deklaron drejtori i përgjithshëm i Bankers Petroleum, Bob Petryk, kreu ekzekutiv i kompanisë kanadeze "lider" në tregun e nxjerrjes së naftës.

Ndërkohë, kompania e nxjerrjes dhe përpunimit të bakrit "Ber Alb" ka ndaluar eksportin në pritje të ofertave me çmim më të leverdishëm. Sipas koordinatorit të shoqërisë, Nazmi Kumanova, "me çmimet që janë sot në bursa, nuk mbulojmë dot as koston".

Industria e kromit ka pësuar rënie që në 6-mujorin e parë të vitit 2008, kur u ndje pakësimi i eksportit për shkak të një bllokimi të importeve nga Kina, vend i cili, tradicionalisht ka qenë importues i madh i këtij minerali nga ekonomia shqiptare, të paktën që prej 40 vjetësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Minierat dhe nafta: Kriza botërore po na falimenton
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Korçë, varfëria falimenton 300 biznese
» BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza
» Kriza, KE: Recesioni do të jetë i gjatë
» Kriza, 30 milionë euro për bizneset
» Kriza e gazit mbërrin edhe në Shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: