Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kriza e gazit mbërrin edhe në Shqipëri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
w1ll1am$
S.MODERATOR
S.MODERATOR
w1ll1am$


Male Numri i postimeve : 908
Age : 34
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

Kriza e gazit mbërrin edhe në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Kriza e gazit mbërrin edhe në Shqipëri   Kriza e gazit mbërrin edhe në Shqipëri Icon_minitimeFri Jan 23, 2009 5:47 pm

Pasojat e para nga konflikti Rusi-Ukrainë. Shtrenjtohet toni me 100 USD. Importuesit: Po na mbarojnë rezervat

Nuk është paralajmërim ose kërcënim që rrjedh nga koniunkturat, por fakte të bazuara nga shifrat. Një pjesë e gazit të lëngshëm që përdoret për konsum të gjerë ka mbërritur në Shqipëri përmes Greqisë me një çmim prej 540 dollarësh për tonë ose 100 dollarë më shtrenjtë se një javë më parë. Importuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm të naftës - GLN, i cili përdoret për nevoja shtëpiake, janë shprehur për gazetën se pakësimi i gazit natyror si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë ka sjellë rritje të kërkesës për gazin GLN, duke reflektuar te bursat rritje të çmimit. "Ajo çka po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka lidhje direkt me kërkesën konsumatore të Shqipërisë. Ajo çka mundon Evropën lidhet me gazin natyror, i cili përdoret pasivisht, por jo në Shqipëri. Te ne importohet vetëm gazi i lëngshëm i naftës, i cili përdoret për nevoja shtëpiake. Por në rastin kur gazi natyror është pakësuar për shkak të mbylljes së rubineteve nga ana e Rusisë, Evropa po gjen zgjidhje të përkohshme te gazi GLN. Nga kjo situatë e krijuar falë kërkesës dhe ofertës, bursat kanë reflektuar për keq, ndërsa kompania ime e ka blerë gazin dy ditë më parë në Greqi me 100 dollarë për tonë më shtrenjtë", sqaron për "Shqip" një ndër importuesit më të mëdhenj në Shqipëri. Sipas tij, është ende shpejt të thuhet për një reflektim në tregun vendas, nisur nga rezervat, por edhe nga optimizmi për zgjidhje të çështjes. Megjithatë, vijon importuesi, nëse vazhdohet me këtë çmim të rritur, padyshim që do të ndjehet edhe në tregun vendas.

Tregu

Në tregun shqiptar të gazit të lëngshëm, i cili del gjatë procesit të nxjerrjes së naftës, operojnë rreth pesë subjekte të importit dhe më shumë se kaq subjekte të pakicës. Mesatarisht çdo muaj importohen rreth 6 mijë tonë gaz GLN, i cili blihet kryesisht në Greqi, Itali, Kroaci, etj. Në muajt e mëparshëm, çmimi i gazit të lëngshëm ishte rreth 350 dollarë, ndërsa në fund të 2008-ës shkoi në rreth 440 dollarë. Me ndezjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, situata po shkon për keq në drejtim të uljes së ofertës, duke rritur direkt, nisur edhe nga paniku, çmimin që sot është rreth 550 dollarë për tonë. Sa i takon tregut vendas, një sasi prej 10 litrash gaz kushton rreth 1200 lekë, kur më parë shitej me 900 ose 1 mijë lekë. Me afrimin e dimrit dhe mungesën e dritave, konsumi i gazit rritet më shumë. Mesatarisht, në çdo fillimviti, gazi që përdoret për nevoja shtëpiake është rritur me 10 lekë për litër, ndërsa tani në 2009-ën pritet një rritje edhe më e madhe.



loading
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kriza e gazit mbërrin edhe në Shqipëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kriza e gazit, Europa drejt energjisë bërthamore
» BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza
» Ukraina, transiti i gazit rus pa kushte
» Euro në Shqipëri, jo para hyrjes në BE
» Minierat dhe nafta: Kriza botërore po na falimenton

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: