Përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës së gazit do të ketë pasoja politike, në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Rusisë e Ukrainës, në rast se nuk do të gjendet një zgjidhje për të. Paralajmërimi është bërë nga kryeministri çek, Aleksandër Vondra, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, pas paralajmërimit të mëparshëm të bërë nga krerët e Bashkimit Europian me një nismë të mundshme ligjore kundrejt krizës së gazit. Sipas Vondras, koha po kalon dhe Europa duhet të shohë rezultate nga ana e Moskës dhe Kievit për të lejuar rifillimin e levrimeve të gazit.