Qëndrime kundërthënëse rreth suspendimit të drejtoreshës së SHF “Abaz Ajeti” në Gjilan Drejtori i Arsimit, Ismajl Kurteshi, ka deklaruar se drejtoresha Bahrie Veseli ka bërë keqpërdorime materiale, të evidencuara edhe nga auditori, ka futur në listën e pagave njerëz që nuk kanë punuar dhe ka falsifikuar nënshkrimin e një anëtari të komisionit të shkollës. Ndërkaq drejtoresha Veseli suspendimin e ka quajtur vendim politik dhe të jashtëligjshëm