Mesfushori brazilian Kaka ka thënë se ai ka marrë vendimin e duhur duke refuzuar transferimin rekord në Manchester City.
“Kalimi në Manchester City do të ishte një projekt i madh, por në disa ditët e kaluara jam lutur shumë të kuptoj se cili do të ishte ekipi i duhur dhe në fund vendosa të mbetem këtu”, ka thënë Kaka duke shtuar, “Besoj se kam marrë vendimin e duhur”.
“Nga ky tregim kam mësuar se sa shumë njerëzit më duan në Milan, tifozët dhe bashkëlojtarët e mi më kanë ndihmuar ta marr vendimin e duhur. Nuk dua asgjë tjetër, dua të jem mirë dhe i lumtur në vendin ku njerëzit më duan”, ka shtuar Kaka.
“Milani është shtëpia ime, ku jam i lidhur dhe ku në të vërtetë është zemra ime. Kjo është ajo që më ka bërë të marr vendimin”, përfundon braziliani.