Dukej e pamundur por ceshtja “Kaka” tashme po shkon drejt konkretizimit.
Ylli brazilian i Milanit, mendohej i paprekshem dhe i pashitshem, deri ne momentin kur Sheiku Mansur kembenguli deri ne oferten e cmendur prej 150 milion eurove.
Nje shifer qe me shume duket t’i kete pelqyer presidentit te Milanit, Silvio Berluskoni se vete brazilianit.
Eshte e perditshmja britanike “Daily Mirror”, qe duket se ka zbuluar prapaskenat e kesaj heshtjeje te klubit kuqezi. Sipas saj, Kaka ka folur me Sedorf duke i deklaruar se nuk ka ndermend te largohet, por eshte Milani ai qe nuk po pergjigjet, duke e lene vetem perballe ketij presioni dhe tundimi financiar.
Nga ana tjeter tabloidi britanik “The Sun”, ka publikuar sot humbjen stratosferike prej 440 milion sterlinash te Sheikut Mansur ne renien e aksioneve te djeshme te kompanise Barkleis. Nje shifer sa dyfishi i asaj qe kerkon te shpenzoje per blerjen e Kaka. Por kjo humbej duket nje therrime para 38 miliard dollareve qe shenon pasuria e tij. Tashme ne Angli kane filluar te behen edhe llogarite se si mund te shpenzohen 500 mije euro ne jave, qe do te jete paga e re e Kakase nese do te kaloje te Manchester City.