Klubi anglez i ka bërë dje një ofertë zyrtare prej 150 milionë eurosh Milanit, i cili po “e vlerëson”
Milani ka komunikuar dje përmes kanalit të tij televiziv satelitar “Milan Channel”, se paska marrë një ofertë zyrtare nga Mançester Siti për Rikardo Kakanë dhe se po “e vlerëson” ofertën.
Që në terma ekonomikë, është kolosal: burime italiane dhe angleze, konfirmojnë, që në “pjatë” janë 150 milionë euro për klubin kuqezi dhe 15 milionë euro në vit për lojtarin. Dhe zërat të çojnë në drejtimin e një marrëveshjeje në realitet i arritur që tani. “Është një moment delikat.
Është një ofertë e Mançester Sitit për Kakanë dhe që do të vlerësohet nga Milani, - njoftoi me ton disi të mërzitur Mauro Suma, drejtori i rrjetit tematik kuqezi. - Nëse po vlerësohet, nuk do të thotë se është vendosur apo pranuar. Nuk jemi para një vendimi të marrë ose një fakti të kryer. Ka akoma orë dhe ditë përpara”.
Fjalë diplomatike, por është shumë e vërtetë që nëse Milani, gjithnjë mjeshtër në komunikim, vendos të dalë hapur e të flasë mbi bisedimet, është shenjë që tratativat janë në zhvillim e sipër, siç shprehen burime pranë klubit dhe lojtarit.
Për të përforcuar pesimizmin e milanistëve, është edhe lajmi i Bosko Leites, babai dhe mebnaxheri i Kakasë, që ndodhet në Angli për të diskutuar me drejtuesit e Sitit për detajet e mega-kontratës të të birit. Edhe pse në adresën zyrtare braziliane “Terra”, ka deklaruar që: “Nuk ekziston asnjë bisedim”. Gënjeshtër e rrëzuar nga vetë Milani.