Klubi anglez i Mançester Sitit është vënë në lëvizje të plotë në ditët e fundit për të siguruar shërbimet e lojtarit brazilian të Milanit, Rikardo Kaka. Mediat në Angli publikojnë sot se skuadra e marrë në pronësi nga arabët e shoqërisë "Abu Dhabi" është duke parë mundësinë edhe të marrjes së një trajneri të ri. Emri që qëndron në krye për t’u ulur në stolin e kësaj skuadre është portugezi që drejton Interin, Hoze Murinjo.
Sipas të përditshmes The Times, trajneri i Interit është më i përshtatshmi për planet që kanë arabët për ndërtimin e ekipit të ëndrrave. Po sipas kësaj gazete, alternativa e Murinjos është Karlo Ançeloti që drejton aktualisht skuadrën e Milanit.