Mesfushori anglez, David Beckham, beson se Kaka do tё vazhdojё tё qëndrojё nё Milan dhe krahas presionit nga Manchester City.
“Kuptohet, futbollistët janë tё shqetësuar pёr situatën. Ështё vështirë tё luani njё lojё pas gjithё asaj qё ndodhi. Mund ta shihnin pasionin e tifozëve dhe atё si futbollistët luftojnë pёr njёri-tjetrin”, ka thёnё Beckham.
“Secili klub nё botё e dëshiron Kakan, jo vetëm pёr shkak se ai ёshtё njё futbollist i shkёlqyeshёm, por po ashtu ёshtё njё njeri i mirё, tё cilin secili shpreson se do tё mund ta njoftojё. Tё gjithё dёshirojmё qё ai tё mbetet, ai e pëlqen Milanin, ai dëshiron tё jetojë kёtu”, ka shtuar anglezi.