Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ranieri: Duam edhe Kupën e Italisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 42
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

Ranieri: Duam edhe Kupën e Italisë Empty
MesazhTitulli: Ranieri: Duam edhe Kupën e Italisë   Ranieri: Duam edhe Kupën e Italisë Icon_minitimeWed Jan 14, 2009 5:50 pm

Portieri Bufon do të rikthehet titullar në ndeshjen e kupës së Italisë kundër Katanias

Do të kishte dashur të luante gjatë kohës së drekës (”Me këtë të ftohtë do të kemi shumë probleme, nuk besoj se do të ketë shumë njerëz në stadium”), por përshtatet dhe shikon përpara. Klaudio Ranieri nuk do të heqë dorë nga asgjë.

Pasi e ka ngushtuar diferencën ndaj Interit me dy pikë në kampionat, trajneri i Juves ndërron faqe. Tani e ka radhën Kupa e Italisë. Përballje me eliminim direkt kundër Katanias, kush fiton do t’i dhurojë vetes një çerekfinale me Napolin. Ekipet e mëdha e nënvlerësojnë kupën? Juventusi jo.

“Kupa e Italisë është e rëndësishme dhe ne duam të paraqitemi mirë, - ka thënë Ranieri. -Juvja e ka fituar nëntë herë këtë trofe dhe, nëse do ta fitonte edhe këtë vit, do të bëhej skuadra e parë me dhjetë kupa italie. Ky është objektivi ynë. Katania? Eshtë ekip që po zhvillon një kampionat shumë të mirë. Duhet të fitojmë, edhe me penallti.

Nëse do të jetë e nevojshme të vrapojmë 30 minuta më shumë, do ta bëjmë këtë. Duam të dalim mirë në të gjitha kompeticionet.” Ndërkohë, do të ketë një rotacion të gjerë, por pa ndryshuar shumë fytyrën e skuadrës, sepse për Ranierin “është një ndeshje që duhet ta fitojmë dhe do të përpiqem të fus në fushë formacionin më të mirë të mundshëm pa rrezikuar”.

Do të pushojë Nedved, nga minuta e parë do të luajnë Zaneti, Poulsen dhe Xhiovinko, ndërsa Del Piero do ta fillojë takimin nga stoli. Në portë Bufon, edhe ai do të rikthehet zyrtarisht në fushë, pas miqësores të zhvilluar në fillim të janarit kundër Monakos.

“Fizikisht ndihet mirë, - ka shpjeguar Ranieri, - tani duhet të mësohet me ndeshjet e mbrëmjes dhe duhet të rigjejë edhe ai ritmin e takimeve. Por gjëja më e rëndësishme është se ndihet mirë.” Gjithashtu, përballja e mesjavës nuk e shqetëson Ranierin.

“Kur luanim çdo tri ditë, kemi arritur të mbajmë një ritëm të mirë; këto 20 ditë pushim na kanë krijuar disa probleme. Preferoj që ata që kanë mundësi të vazhdojnë të luajnë, vetëm kështu mund të rigjejmë ritmin dhe vazhdimësinë e duhur.”

Ajo që e bën të buzëqeshë Ranierin nuk është vetëm pozicioni i mirë në renditje, por edhe infermieria, që është pothuajse e zbrazur. “Trezege përmirësohet nga dita në ditë dhe kjo është një e dhënë shumë e mirë. Ka rritur nivelin e ushtrimeve; dje e kam aktivizuar për dhjetë minuta në ndeshjen stërvitore dhe është paraqitur shumë mirë.

Tiago po përmirësohet dhe duhet të rikuperojë ritmin e duhur. Edhe Kielini është në gjendje të mirë dhe shpresoj ta kem në dispozicion për të dielën. Kamoranezi akoma jo, të tjerët janë akoma në fazën e rikuperimit. Nga dita në ditë po e përshpejtojnë rikthimin dhe unë po i pres krahëhapur,” - ka përfunduar Ranieri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
Ranieri: Duam edhe Kupën e Italisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Beckham: Tё gjithё duam qё Kaka tё qëndrojё
» Beckham: Tё gjithё duam qё Kaka tё qëndrojё
» Ranieri: Nuk mund të largohem nga Juventusi
» Ranieri thërret 22-lojtarë për ndeshjen kundër Zenitit
» Ronaldinjo pezullohet për tre javë nga Kupa e Italisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: