Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se ai kurrë nuk do të mund të largohej nga Torino për një klub si Manchester City.
Ranieri, pas ndeshjes së mbrëmshme me Lazion, është pyetur nëse do të ishte i interesuar të punojë për klubin që po bëj bujë, Manchester Cityn.
“Mund të shkoja në City, por si do të mund t’ia kthenit shpinën një klubi si Juventusi”, ka qenë përgjigjja e trajnerit italian.