Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 PAS BARAZIMIT ME CAGLIARIN, INTERI KA FILLUAR TA NDIEJË PRESIONIN E JUVENTUSIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
freska
antar 10%
antar 10%
freska


Male Numri i postimeve : 102
Age : 30
Qyteti : kaqanik
Registration date : 14/01/2009

PAS BARAZIMIT ME CAGLIARIN, INTERI KA FILLUAR TA NDIEJË PRESIONIN E JUVENTUSIT Empty
MesazhTitulli: PAS BARAZIMIT ME CAGLIARIN, INTERI KA FILLUAR TA NDIEJË PRESIONIN E JUVENTUSIT   PAS BARAZIMIT ME CAGLIARIN, INTERI KA FILLUAR TA NDIEJË PRESIONIN E JUVENTUSIT Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 1:24 pm

Java e 18-të që i bie e parafundit për edicionin vjeshtor në kampionatin italian të futbollit, dëshmoi edhe një herë se nuk ka skuadra të pamposhtura dhe nuk ka favorit absolut, e ky fakt e bën shumë më të bukur kampionatin italian karshi ligave të tjera në Evropë. Interi me barazimin që e pësoi në shtëpi nga skuadra e rrezikuar Cagliari u ka mundësuar skuadrave përcjellëse t' i ngjallin shpresat për kreun e tabelës. Neroaxurët vuajtën shumë për ta marrë së paku një barazim kundër mysafirëve nga Sardenja, të cilët e zhvilluan ndoshta ndeshjen më të mirë këtë edicion. Trajneri Mourinho u ankua në mungesën e Maiconit dhe Stankoviçit, por si duket strategu portugez ka harruar një gjë, ekipi i madh vlerësohet edhe më shumë kur në fushë paraqitet pa futbollistët standard ashtu si po luajnë Juventus dhe Milan pa gjysmën e futbollistëve gati tërë edicionin vjeshtor. Juventusi shënoi fitore të pritur, por shumë të vështirë përballë Sienës, mirëpo ajo çka është kryesorja për Zonjën e Vjetër është fitorja që i ka ofruar bardhezinjtë në vetëm katër pikë dallim me zi kaltrit që prijnë në tabelë. Edhe pse dominoi, Juve nuk zhvilloi lojën e tij, të cilën u mësuam ta shohim sidomos në këtë kampionat, por kur në ekip ke futbollist të kalibrit botëror, si Alesandro Del Piero, atëherë gjithçka është më e lehtë. Pinturiko edhe këtë herë ishte shpëtimtar i Juves, duke shënuar nga gjuajtja e lirë, e nga ana tjetër portieri Maninger ishte siguri shumë e madhe në portë pas dominimit të Sienës në minutat e fundit të ndeshjes. Mungesat e shumta te Juventusi tashmë janë bërë temë dite derisa Siena i ndjeu tejmase mungesën e Maccarones, Vergasloas, Rossetinit dhe Belmontes. Genoa dhe Napoli e vazhduan traditën para publikut të vet, duke shënuar fitore të reja, të cilat i fusin këto dy ekipe në garë për pozitën e katërt në tabelë që siguron ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Veç këtij fakti këto dy ekipe iu bënë me dije edhe njëherë skuadrave lidere se për të fituar në Marasi dhe San Paolo, duhet të tregohesh dukshëm skuadër më e fortë e kur marrim parasysh faktin se Genoa u paraqit pa sulmuesin kryesor Diego Milito, dhe Napoli pa disa futbollistë të repartit mesfushor atëherë duhet besuar se të gjitha skuadrat mysafire do ta kenë shumë të vështirë udhëtimin në këto dy stadiume. Befasia më e madhe ndodhi në Firencë, ku Fiorentina u mposht para publikut vendës nga skuadra që këtë edicion po lufton për mbijetesë ajo Lecce. Viola nuk tregoi thuajse asgjë përballë puljezëve që fituan falë lojës së disiplinuar, derisa Fiorentina veç disfatës llogaritet të mbetët për katër javë pa futbollistin kryesor, rumunin Adrian Mutu, i cili e ka lënduar rëndë dorën. Kjo disfatë dhe mungesa e Muttus dhe Osvaldos që u ndëshkua me karton të kuq do të jenë evidente në ndeshjen e radhës që Fiorentina e zhvillon të shtunën kundër Milanos në San Siro. Ndeshje spektakulare dhe me shumë gola u zhvilluan në "Oreset Granillo" dhe "Renzo Barbera", ku Lazio dhe Palermo shënuan fitore të mëdha përballë Regginës respektivisht Atalantës. Lazio falë sulmuesit maqedonas Goran Pandev që shënoi het-trik arriti ta mposhtë Regginës, e cila përkundër përkrahjes së tifozëve vendës nuk arriti të marrë të paktën një pikë. Kjo fitore e biankoqelesëve llogaritet e madhe sidomos para ndeshjes së vështirë që të dielën në Olimpico do ta zhvillojnë kundër Juventusit. Nga ana tjetër, Palermo përkundër fillimit të mirë të ndeshjes në pjesën e dytë hasi në probleme të mëdha përballë Atalantës, e cila ishte afër ta marrë një pikë nga ky udhëtim i vështirë, por sicilianët treguan se janë ekip për t'u mos nënçmuar dhe në fund ia dolën të shënojnë fitore e cila ngjall shpresa për Kupën e UEFA-s. Dy ndeshje që nuk dhanë fitues ishin ato mes skuadrave që kanë pretendime të njëjta Udineze dhe Sampdoria synojnë Kupën e UEFA-s, ndërsa Bologna dhe Chievo mbetjen në elitë. Pa fitues përfundoi edhe derbi i javës i zhvilluar mbrëmë në Olimpico ndërmjet Romës dhe Milanos, barazim i cili nuk i konvenon asnjërës skuadër që kanë ambicie të kundërta këtë vit, Milano synon titullin e kampionit, derisa Roma pozitën e katërt në tabelë. Në fakt, vendësit u treguan skuadër dukshëm më e mirë se Milano e veçmas në pjesën e parë, kur rossonerët u dukën mysafir në fushë. Ndoshta në këtë lojë të rossonerëve ndikoi edhe fakti se trajneri Carlo Ancheloti në lojë kishte inkuadruar pesë mesfushorë, përfshirë këtu edhe transferin e ri David Beckham, të cilët në të shumtën e rasteve i përzienin rolet në fushë, por pika më e dobët e Milanos ishte mbrojtja, pasi mungesa e Kaladzes, Nestas dhe Boneras u vërejt me të madhe. Nga ana tjetër, Roma me gjithë mungesën e kapitenit Totti sulmuesit francez Menez dhe mesfushorit Max Tonetto tregoi lojë shumë më të mirë se Milano, e veçmas veçohet paraqitja e dyshes sulmuese Baptista-Vuçiniç, sikurse tek Milano që mund të veçohet braziliani Pato që ishte i vetmi futbollist që deri diku që tregoi diçka në këtë ndeshje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PAS BARAZIMIT ME CAGLIARIN, INTERI KA FILLUAR TA NDIEJË PRESIONIN E JUVENTUSIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Diego është objektivi i skuadrës së Juventusit
» Zambrotta: Interi ka fat
» Shokohet Interi në Bergamo
» Interi kërkon Ronaldon me çdo kusht
» Roki: Nuk shkoj te Interi, jam i lumtur në Lacio

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Bota e Sportit :: Futbolli-
Kërce tek: