Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor




BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit Empty
MesazhTitulli: BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit   BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit Icon_minitimeThu Jan 15, 2009 11:47 am

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës me anë të një njoftimi zyrtar ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina (ZRRUM) për ngritjen e tarifave të çmimit të ujit të pijshëm nga 0.25 euro në 0.30 euro.
Në njoftim thuhet se një vendim i tillë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe të punëtorëve të Kosovës, ku edhe ashtu po ballafaqohen me një gjendje të rëndë sociale.
“Kjo për shkak të krizës globale financiare, por edhe për shkak se nuk ka ngritje të pagave”.

BSPK po ashtu ka vlerësuar se me këtë vendim do të dëmtohet rëndë popullata , punëtoria e Kosovës si dhe ekonomia e Kosovës, e cila edhe ashtu ka pësuar dëme të mëdha financiare.

"Zyrtarët e këtij institucioni kanë deklaruar se tarifat e ujit nuk janë ngritur që nga viti 2006, dhe kjo do të vlejë deri më 2011, dhe se me këtë vendim inkasimi i borxhit të konsumatorëve do të vazhdojë të ngritët".

BSPK-ja ka konsideruar se ky është një vendim i gabuar dhe se me këtë jo që do të ngritët inkasimi, por do të fillojë të bie.

“BSPK-ja kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndikoj tek organet gjegjëse për ta rishikuar këtë vendim dhe me këtë ta mbroj interesin e përgjithshëm të popullatës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ZRRUM: Ngritja e çmimit të ujit dhe mbeturinave e domosdoshme
» BSPK: Jemi të pavarur dhe askush nuk ka kontroll mbi ne
» Rezervat e ujit, nëntë vende të Europës në rrezik
» Leo prognozon Winslet si fituese të çmimit Oskar
» Transportuesit kërkojnë sërish rritje të çmimit të biletës për udhëtimin me autobus në qyt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: