Albania
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albania

...:::Forum...:::
 
ForumportalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 BSPK: Jemi të pavarur dhe askush nuk ka kontroll mbi ne

Shko poshtë 
AutoriMesazh
T3chn1calWolf
Admin
Admin
T3chn1calWolf


Male Numri i postimeve : 822
Age : 41
Qyteti : ne Form :P
Registration date : 07/01/2009

BSPK: Jemi të pavarur dhe askush nuk ka kontroll mbi ne Empty
MesazhTitulli: BSPK: Jemi të pavarur dhe askush nuk ka kontroll mbi ne   BSPK: Jemi të pavarur dhe askush nuk ka kontroll mbi ne Icon_minitimeTue Jan 20, 2009 5:48 pm

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me anë të një njoftimi zyrtar ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Partisë Social-Demokrate të Kosovës, ku zëdhënësi i kësaj partie Gëzim Kasapolli në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Qeveria ka arritur t'i përçajë sindikatat në vend, edhe ashtu të politizuara, në mënyrë që të ketë kontroll mbi to.

Në njoftim thuhet se, BSPK-ja ua bënë me dije edhe PSD-së, por edhe të gjitha partive tjera se është subjekt i pavarur dhe jo i politizuar dhe se askush mbi të nuk mund të ketë kontroll.

“Është e vërtetë që qeveria ka arritur të krijojë "sindikata" me disa individ, me qëllim të realizimit të interesave të saja ose që të tentoj ta ulë zërin e BSPK-së, mirëpo BSPK-ja nuk i nënshtrohet qeverisë dhe asnjë subjekti politik dhe do ta vazhdojë rrugën e saj për mbrojtjen e interesave të punëtorëve dhe do të jetë zëdhënës i tyre”.

Në po të njëjtin njoftim thuhet se, e drejta për punë është e garantuar me Konventat Ndërkombëtare ndaj BSPK-ja konsideron se pa u rregulluar kjo çështje me infrastrukturë ligjore nuk ka stabilitet politik e as ekonomik.

“Ua bëjmë me dije opinionit të gjerë publik se BSPK-ja ka qenë prijëse e shumë proceseve politike madje edhe para partive politike”.

BSPK-ja po ashtu ka njoftuar se ua ka dërguar kërkesat e punëtorëve të gjitha qeverive, madje edhe partive politike para zgjedhjeve, por deri më tani asnjë qeveri e as parti nuk na ka kthyer përgjigje.

“BSPK-ja e njofton opinionin e gjerë publik dhe anëtarësinë e saj se do vazhdojë rrugën e saj për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe se nuk do t'i nënshtrohet askujt”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://albaniansharks.albanianforum.net
 
BSPK: Jemi të pavarur dhe askush nuk ka kontroll mbi ne
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Panamaja njohu shtetin e pavarur të Kosovës
» Ançeloti: Jemi të fortë edhe pa Kakanë
» BSPK reagon ndaj vendimit për ngritje të çmimit të ujit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Albania :: Te rejat e fundit :: Ekonomi-
Kërce tek: