Skuadra e Juventusit ka në listë shumë lojtarë, të cilët dëshiron t’i transferoje, mirëpo dy shënjestrat kryesore mbeten, sulmuesi i Udineses, Fabio Quagliarella, dhe ai i Atalantas, Sergio Floccari.
Të dy sulmuesit kanë qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, ndërsa “Sportmediaset” njofton se trajneri i Bianconerëve, Claudio Ranieri, është admirues i tyre.
Mësohet se friulanët kërkojnë 14 milionë euro për Quagliarellan, i cili është i pari në listën e Zonjës së Vjetër. Megjithatë, kjo shifër nuk është e pranueshme për bardhezinjtë, të cilët dëshirojnë ta inkuadrojnë në formë këmbimi edhe Vincenzo Iaquintan në këtë transferim.
Nëse dështon transferimi i Quagliarellas, atëherë në planin B është Sergio Floccari.