Aktori Mickey Rourke ende nuk e ka parë performancën e tij në filmin "The Wrestler" që i solli çmimin Golden Globe si aktori më i mirë, si dhe nominimin për Oskar, për arsye se urren ta shikojë veten në ekran.
Me këtë rol, Rourke ka bërë një rikthim sensacional pas një dekade mungese në filma të rëndësishëm hollivudian, megjithatë ai pohon se nuk ka parë shumë filma të tij sepse nuk i lë përshtypje ta shohë veten duke aktruar.
“Unë nuk i shikoj filmat e mi para se të kalojnë tre, katër apo pesë vite. E shoh veten çdo ditë në pasqyrë kur rruhem, prandaj nuk fitoj asgjë nëse e shoh një film timin”, ka thënë Rourke.