Projekti i parë filmik i 50 Cent në ekranin e madh do ta gjejë atë bashkë me aktorin Nicolas Cage.
Reperi ka shkruar, ka bërë regjinë dhe ka aktruar në DVD-n, e cila do ta shoqërojë albumin e tij “Before I Self Destruct”, i cili do të jetë prodhimi i parë i “Cheetah Vision”. Ndërsa filmi i tij i parë do të jetë një dramë-aksion ku do të luajë bashkë me veteranin e Hollywoodit, Cage.
Curtis Jackson, emri i vërtetë i 50 Cent, do ta luajë rolin e një boksieri, i cili është i burgosur në dramën që mban titullin “The Dance”, njofton HollyScoop.com.