Frontmeni i grupit "Poison", Bret Michaels, ka zbuluar planet se dëshiron të bashkohet me rokerët e grupit "Def Leppard" për një turne në verën e këtij viti, me qëllim që t’u japin fund zënkave që kanë pasur dy grupet kohëve të fundit.
Michaels kishte ndërruar fjalë me vokalistin e “Def Leppard”, Joe Elliot, në qershor të vitit që shkoi, pasi Elliot e kishte kritikuar grupin “Poison”, duke nxitur një luftë fjalësh ndërmjet grupeve.
“Def Leppard dhe Poison do të shkojnë në turne të përbashkët këtë verë. Të dy grupet kanë aq shumë hite dhe ne gjithmonë kemi dhënë koncerte të jashtëzakonshme. Prandaj tani kur jemi bashkë do të jetë dyfish më mirë”, ka thënë frontmeni i “Poison”.