Reperi 50 Cent e ka ftuar në një koncert të vetin komikun Jim Carry për ditëlindjen e 47-të të aktorit.
Të shtunën, Carrey ka mbushur 47 vjet, ndërsa 50 Cent e ka nderuar atë duke e ftuar të marrë pjesë në performancën e tij në Sundance Film Festival në Utah, ku reperi këndonte me grupin e tij G-Unit.
“New York Daily News” njofton se Carrey së bashku me të dashurën e tij, Jenny McCarthy, kishte qenë i ftuari special i 50 Cent.
“Jim dhe Jenny po vallëzonin dhe po kënaqeshin me muzikën e reperit, ndërsa 50 Cent e ftoi atë në skenë gjatë këndimit të këngës ‘In Da Club’, (e cila përmban vargun ‘It's your birthday...’- ‘E ke ditëlindjen...’)”, ka thënë një i pranishëm.