Reperi 50 Cent planifikon të bashkëpunojë me këngëtarin britanik Robbie Williams në albumin e ri.
Hitbërësi i këngës “In Da Club” kishte dashur të bashkëpunonte me këngëtarin e hitit “Feel” që në albumin e vitit 2007, “Curtis”, mirëpo asokohe Robbie ishte regjistruar në rehabilitim dhe ia kishte prishur planet reperit.
Ndërsa tani 50 Cent shpreson se do t’i jepet mundësia që të incizojë një këngë të përbashkët me Robbien në një të ardhme të afërt.
“Shpresoj që në njërin nga projektet e mia në të ardhmen do ta kemi mundësinë të punojmë me njëri-tjetrin”, ka thënë 50 Cent për “Reuters”.