Superyllit të muzikës rep, 50 Cent, i është vjedhur zinxhiri i praruar me diamant, nga një adhurues i zjarrtë, gjatë koncertit të fundit në Angola të Afrikës.
Ylli i hitit "In Da Club", emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ishte duke mbajtur koncert në Luanda me ekipin e tij G-Unit, kur një person kërceu në skenë dhe kapi qaforen e tij.
Në një video të bërë, hajni mund të shihet duke u larguar me qaforen e 50 Cent i shoqëruar nga një grup që e rrethonin atë. Por, sipas ueb faqes së thashethemeve, TMZ, hajduti është kapur dhe supozohet se 50 Cent e ka grushtuar para se t’ia marrë zinxhirin.