Anëtarja e jurisë në spektaklin për talentë “America Idol”, Paula Abdul, thotë se ajo ka qenë frymëzimi i superyjeve, Rihanna dhe Beyonce.
Abdul është bërë e famshme në vitet e tetëdhjeta duke shitur më shumë se 23 milionë albume në mbarë botën dhe duke kryesuar disa herë top-listat amerikane, para se të bënte një pauzë në vitin 2000.
Ndërsa tani, Abdul thotë se karriera e saj dhe videoklipet muzikore janë paraprirës të muzikës dhe yjeve të sotme.
“Videoklipet e mia qëndrojnë ende në hap me kohën. Ato janë si kalendar për cilindo këngëtar. Madje edhe Rihanna dhe Beyonce kanë kërkuar t’u jap leje t’i imitojnë ato. Është vërtet kënaqësi kur shoh ndikimin tim në muzikën e kohës së sotme dhe ndjehem mirë që kam lënë një shenjë”, është shprehur Abdul.